Unë dhe qeni !
Mos mor qen shume po leh
Rehat ri me lër
Te marre atë molle
M’a dhuron një belholle
Me ler t’i marre pake ere
Lules bukur ne pranvere
Sa t’i puth ato petale
Bukur lëndinës hedh valle …!
Mos mor qen jam shok me ty
Sa t’i puthe ata dy sy
Te dy rrime natën vone
Për dynjane
S’na behet vone …!
Ti pusho lehjet e tua
Te pushtoj vashën qe dua
Ajo vjen shend e vere
Mos m’a trembe kete here
Ajo vjen si shtojzovalle
Ne lendinë sec hedhe valle !
Fluturoj si lakuriq nate
S’kam nevojë për sy
Rende verbazi tek ty
Ke aromën qe unë dua
Nuk me duhen sytë mua !
Mos mor qen t’i pusho !!
Shpirti t ‘shijojë atë qe do
Nata na pushtoje me vello
Yjet ndriçuan hata
Qeni te lehurën la
S’munde i ziu t’me prishe pune
Dhe ai e di …!
Shijojnë si une
Rame te dy ne lendinë
Vinte era trëndelinë …!!!