Unë-Donike Rrethej


UNË.
Pa çarapë , eca n’rrugët e kësaj jete ….
tuj e ditë se gastaret e saja ?!
kan me m’shpue .
Nuk vuna kurrë maska me kërkënd ,
isha ajo ,kjo ….
Kjo q’i jam sod.
Kjo krijes q’i s’din me ba keq.
Edhe kur mij shigjeta m’lshuen t’pa’ftyrët ,
njerëzit aq t’vegjël ,
q’i sod ?!
Bien ala n’kambt e mija , meskinët e pa’identitet.
Nuk u mbrojta kurrë prej ernave t’forta ,
vallzova me ta edhe tuj derdhë lodin,
e tuj kndue nina – nanën e fundit.
Deshta , dhashë zemrën ….
e ajo zemër desh m’braktisi n’ditët ma t’vishtira,
për me rrahë prep jet.
Nuk z’g’jodha kurrë rrugët ma t’kollajta ,
edhe se vet jeta m’vuni mij prova .
Nuk isha e fortë ….
mu desht me u ba,
për mos me vdek ,kapa me gishtat e brisht ?!
Nji flok t’jetës ,
e tuj dasht , mbijetova.
Nuk u ushqeva kurrë me urrejtje ,
se e di se urrejtja vret mue ,
disa nuk jan t’denjë as për kët .
Eca vetëm ….
se ata q’i deshta m’lshuen dorën n’ditët e kija,
e s’kan asnji drejt t’jen ma n’jetën teme .
ASNJI.
Jetoj për mue ,
e ata pak q’i due ,
kam pak gjithçka n’jetën teme ,
po m’mjafton kjo ,
nuk dishirova kurrë shumë e as prita kurrë ,
prej kërkuj.
Gjaja q’i m’personalizon ma shumë asht ,
dinjiteti.
E di kush jam ,
prej kah vij ,
kush m’rriti.
Edhe se kanjiher shitis tana anët e ferrit ,
e me forcën q’i m’lind mbrenda mejet?!
S’m’del kush para.
Jam unë ajo krijesa kaq e butë ,
me shpirtin qelibar.
Eca pa çarapë n’rrugët e jetës ,
tuj e ditë se gastaret e jetës kan me m’shpue ,
nuk u mbrojta ,
jetova edhe dhimën .
Se isha ….
Jam unë ….
Kjo q’i jam e pa’kopjueshme.