Unë-Donike Rrethej


Kam arritun ku due ,

( m’ke dasht ),

m’ke drasht .

Jam Grue ,

ajo q’i t’nep e t’merr ,

ajo q’i t’don e t’urren,

ajo q’i t’pret për pak e mandej pa ty…

ikë,

Ajo q’i tesh s’ka ma frigë.

Kam arritun ku due ,

jo si due ,po kam pranue ajo q’i mu dha,

pak çaste lumnijet ,shumë dhimbje,

sa lot .

Po tesh e di se jeta , asht nji gotë n’gjysëm ,herë bosh …

kurrë plot.

Sa i due mbramjet e heshta n’dy,

edhe vetëm pa ty.

Rrugët e tërthurta m’lindin kuriozitet,

e n’ata rrugë dikush kthehet ,ikë e …

dikush pret.

N’nji stacion…

herët n’nadjet e brishta a n’netët vonë.

E deshta hanën e plotë kur n’parvazin e penxheres teme shndriste dritë,

e due fjalën tande ,zanin , t’due sytë.

Aty gjej paqen edhe n’heshtje m’japin siguri,

e due natën q’i bërtet …

bërtet vetmi ,kur n’at natë sje ti.

Kam arritun n’at cep rrugët ku nuk nig’joj ma këshilla …

prej kërkuj,

as urdhna , as me m’tregue rrugën ku unë due me ecë ,me u end,

ka njerëz q’i kam largue …

se s’duroj ma as t’marrin kohën teme ,as t’m’japin mend.

Jam kaq e vogël kanjiher ….

n ‘andrra kur dështoj,

ndihem padrone e jetës teme n’realitetin tem q’i pa asnji pretendim prej askujt jetoj.

Tesh e di se njerëzit nuk jan këtu me t’m’pshtet,

m’mjafton kaq pak me jetue pak çaste lumnijet e jetën e vendosi vet.

Me ty…

Pa ty…

Se m’ke dasht ,

m’ke drasht,

ik -ardhjet e mija kur dimni ngrinte jasht.

Kam arritun ku due …

jo si due,

po kam pranue çka prej jetës m’asht hedhun ,n’tavolinë ,n’nji qosh,

se jeta s’asht kurrë nji gotë plot..

shpesh’her asht bosh.

( Po po e pij me fund gjithsesi për ata q’i kam hedhun tesh n’nji qosh )!.

Autore:

Donike Rrethej .