Unë dua…Suzana Rama


Unë dua, oh si dua unë,

të shkruaj qartë dhe pastër,

e ti drejtohem gjuhës sime,

me 36 gërma, pa hieroglife.

Me fjalët si gurra e qashtër,

pa pasur nevoj për sinonime,

kur verës ti them verë e mishit mish

e kurrë mos t’ia prish ëmbëlsinë.

Të tingëlloj vargu,me muzikalitet,

është gjuhë e të parëve e më ka lezet.

ta shkruaj bukur është gjuha e nënës,

është zëri i bukur, rrahja e zëmrës.

Aq bukur a nuk e shkruajti Migjeni,

që nëpërmjet dhimbjes, forcën kërkoi,

a nuk kishte shpresë, vargu i tij

kur bukur thërriste qeshu rini…

Dua të lakoj mes vargjesh plot lule,

të shkruaj bukur, çfarë syri më sheh,

a nuk veproi kështu i madhi, Naimi

kur këndoi qengjin që e lë kopenë.

Të jem e vërtetë me çfarë të shkruaj,

si në raft të librit,Agolli u identifikua,

sa bukur Lasgushi, me vargun të grish,

tek i përkushtohet liqenit, dashurisë…

Ja kështu dua të jem, e thjeshtë,

dhe kjo, jo për bujë e as për famë,

vargu që të thur, të jetë i denjë,

bazuar në alfabetin shqiptar…