Unë e njoh at vajzë-Donike Rrethej


E njoh ,at vajzën e andrrave t’brishta ,

t’ditëve qi ikën ,ma morën…

koha,vitet kapërcyen ylberët e ikjes.

E pashë ,n’krojet qelibar,

aty ku frymojnë ëngjëjt,

e ku dielli prek tokën ‘puthje.

Ku flladi t’vishkullon n’prekje,

t’amla e t’buta tuj t’dasht n’marrinë e moshës.

E rrrita , at vajzën me përkëdheljet e lules,

me forcën e mallit,

e hapsinën e fushave t’andrrave t’nji natet n’magji.

E deshta …

deshta pa masë ,

brishtsinë e saj aq t’butë ,

shikimin e djallshëm po t’sinqert,

zemrën e amël,

e shpirtin e paqtë.

I deshta ikjet e saja,

zemërimet e çasteve t’pa’emna,

lotin e njomë kur i rrëshkiste faqeve t’buta.

Heshtjet e saja , e nji ditë pa’prit ….

T’qënit Grue.

E humba , at vajzë ,

se koha ma vodhi,

koha ma rriti ,

e ma m’shehu diku ….

diku ku mbrenda mejet ?!

Flen e nji ditë me e ri’gjet.

Grue ,si sod.

E njoh ,at vajzë ,

mbrenda mejet edhe se kanjiher e mbylli aty,

n’tunelet e thella t’shpirtit,

ku andrrat zhduken,

ku loti çil ndjenjën,

e buza dridhet n’pritjet e puthjes.

Po sod?!

Sod , pa dasht i hapa derën ,

e shpirtit ku e kisha prej kohet burgosë,

e përkëdhela tuj e ditë se ka ken tan kohën aty,

hija jeme qi m’ndjeku.

Po ,unë e njoh at vajzë ….

sod ,Grue!

Qi s’resht t’luftuemit ,

dashnisë,

e jetës.

I njoh hijen ,aromën,fjalën ,ikjet e heshtjet,

prekjen e njoh ,e njoh ….

po unë e njoh at vajzë ,