Unë eci përsëri !!


MyEndy Sonja

E urreva atë hije të çmendur
maskuar pas krahëve engjëll,
që vriste përditë me farmak
të rrëmbyer nga koka e një gjarpri.
Sillesha e sillesha qoshkut të dhomës,
si egërsira në kafaz,
ndërsa i huaji nga përtej Atlantiku,
pa ndjenja,
pa gjak
çirrte me fjalë monstruoze:
sa mirë që këmbët ti kanë marrë!

Imazh

Do filloj veten ta marr me të mirë,
do ta vesh me ngjyra plot dritë,
do sistemoj koloret e pikturës time
…madje, nga pak dhe do e hyjnizoj.
E në pasqyrë, kur rrallë herë shihem
portretin tim, Pikasos ja dedikoj.

Dhe mëngjesi do jetë ndryshe,
kur dielli me rrezet e para prek
një natë e plakur tashmë ka ikur
e tjetër ditë në shpirt po troket.

Nga cikli poetik :’Kthim me diellin’ 

130Ti, Hasan Aliaj, Jaho Brahaj dhe 127 të tjerë40 komentePëlqejKomentoNdaj

About Post Author