Unë jam ti dhe…Teuta Shaqiraj


Unë e ti

Dy nota e një tingull dashurie në kohëra, pa moshë

ku hapesirës rrjell vargu, si shpend i lirë.

Ti s’je unë e as unë ti, e shihemi ne sy

Per t’u shkrirë sërish në duetin e ëmbël, unë e ti

E vetmja muzikë unë dhe ti, ardhur nga qielli.

Dy nota harmonike që ngacmohen, si dashnorë

Do- Re maxhore përtej çdo realiteti e ëndërrimi

La- Si minore, ku zemrën mbush, i ëmbli trishtimi.

Unë e ti

Dy zëra që prekin të skajshmin univers

Një lojë sysh që tërhiqen pa ditur pse

Dy yje që fiken në pafundësine e natës

Dy trupa që digjen auto-shtërngatës.

Teuta-shaqiraj