Unë n’Kosovë,ti n’diasporë-Murtez Asllani


Je si rrezja e diellit,

kur bie në agim,

je si lulëkuqet

ti për shpirtin tim.

Je sikur ylli

që n’errësirë ndriçon,

unë të çmoj shumë

bën dritë kah shkon.

Kudo që të shkoj

unë nuk të harroj

bukurisë sate

vargje i kushtoj.

Sa më mori malli

ty për të takuar,

por je shumë larg

dhe moti ke shkuar.

Sytë më janë shtjerur

veç duke shikuar,

andej kah perëndimi

që sa vjet ke shkuar.

Ndosjta vjen një ditë

ne për t’u takuar,

kaloi kohë e gjatë

shumë jam përmalluar.

Mallpo më tret

u vërbova për ty,

eja shpirtbardha ime

kënaqemi këta sy.