Unë nuk e njoh-Vilson Mersinllari


—————-

Unë nuk e njoh egon,nuk e njoh euforinë

nuk e njoh servilizmin,aspak dhe xhelozinë

nuk i njoh furcet,as dhe familjaritetet

pëlqejnë shumë vargjet,poezitë dhe bejtet.

I kënaqur jam,me miqtë e mi,poetesha dhe poetë

që me të vërtetë vlerësojnë,vargjet dhe poezinë

dhe i kam të gjithë,mikesha e miq të vërtetë

që nuk më vlerësojnë hiret e mia,apo fotografinë.

Kam shkruar për pasion,por dhe jam dëfryer

shumë dhe shumë poezi,kam lexuar dhe rilexuar

por gjuha ime as ka sharë,apo të ketë fyer

dhe ato që nuk më pëlqenin,në heshtje i kam kaluar.

Sepse cdo njeri,shkruan ndjenjat e tij

ashtu sic i ndjen,i shkruan ashtu sic di.

VILSON MERSINLLARI.

VLORË.