
Unë nuk e njoh egon,nuk e njoh euforinë
nuk e njoh servilizmin,aspak dhe xhelozinë
nuk i njoh furcet,as dhe familjaritetet
më pëlqejnë shumë vargjet,poezitë dhe bejtet.
I kënaqur jam me miqtë e mi,poetesha dhe poetë
që me të vërtetë vleresojnë,vargjet dhe poezinë
dhe i kam te gjithë,mikesha e miq të vërtetë
që nuk më vleresojnë hiret e mia,apo fotografinë.
Kam shkruar për pasion,edhe jam dëfryer
shumë vargje dhe poezi,kam lexuar dhe rilexuar
por gjuha ime as ka sharë,apo te ketë fyer
dhe ato që nuk më pëlqenin,në heshtje i kam kaluar.
Sepse sot cdo Njeri,shkruan ndjenjat e tij
ashtu sic i ndjen,i shkruan ashtu sic di.