Unë poet ?Vilson Mersinllari


UNË POET ?

—————-

Unë poet,jo,jo mos më quani kurrë se si

mos më quani asnjë herë o njerëz poet

unë jam një zhgarravitës,një”bejtexhi”

kur ulem për të shkruar,shkruaj për ibret.

Mos e fyeni emrin poet,o njerëz të nderuar

jo të gjithë ata që shkruajnë,janë poetë

një pjesë janë euforikë,janë duke fluturuar

seç ju duket vetja,këtyre njerzve të shkretë.

Këtyre njerzve të penës,shumë ju kam besuar

por tani po e kuptoj,që jam i zhgënjyer

po,po vonë e kuptova,sa paskërkam gabuar

me naivitetin tim,kokë e këmbë jam përlyer.

Unë shkruaj në letër,gjithë ndjenjat e mia

ndoshta janë zhgarravina,bejte apo poezi

por ama nuk pëlcas,jo kurrë nga zilia

dhe nuk ndjenj në shpirtin tim,aspak eufori.