Unë s’të desha por ti erdhe-Nexhat Nallbati


Pleqëri me huqe dhe derte,

Unë s’të desha,por ti erdhe,

Ikë nga unë moj lanete,

Kush të tha të vish tek unë?

Tek ty mendja,s’më shkonte kurrë.

Jashtë dëshirës,ti ardhke vet,

Njeriun e gjorë,pse se pyet?

Çmëndje paske moj pleqëri?!

Pse e mundon dhe lodh këtë njeri?!

Moj pleqëri me huqe shumë,

Nuk lënke rehat,grua dhe burrë,

Që të dy zenë nga një qoshe,

Duan të lëvizin,por s’kanë këllqe.

Në pleqëri,s’të punokan shqisat fare,

njëri s’dëgjon kur tjetri bën llafe,

Burrë e grua , larg njëri tjetrit qëndrojnë,

Për t’u afruar bashkë,as bëhet fjalë.

Duan të flasin dhe të bisedojnë,

Por nga veshët ata s’dëgjojnë,

Njëri çirret,tjetri fort bërtet,

Inatisen dhe s’merren vesh.

Njeriu pranon dhe jeton me varfërinë,

Por s’e pranoka fare pleqërinë,

Në kushtet e sotme,e lodhshme është pleqëria,

Probleme të shumta, krijon vetmia.

Në pleqëri,hallet shtohen më shumë,

Fëmijë kanë,por larg prindërve jetojnë,

Këto gjëra si kishin menduar kurrë,

Rrofshin e qofshin telefonat celularë.