Unë thërras…Edmira Xhaferi


Edmira Xhaferi

Mund të jetë një imazh i 1 person

Dhimbje për një foshnjë të braktisur që tirania e një gruaje të përdalë i kaloi lilmitet njerëzore dhe ekzistencën e një nëne-djall …

Kjo botë e kërrusur dhe e mpirë nga ligësia dhe shfrenimi po hesht …a thua do riformatohet përsëri në një dimension tjetër të paçalë e të pacunguar nga imoraliteti e dhimbja njerëzore…a mundet ?

Sa shumë pasiguri sot së brendshmi!!!

Në një jetë të përdalë ku edhe dhimbja hesht dhe mplaket brenda gjithësecilit, unë lotoj karshi të gjithëve, se më dhemb ajo foshnjë që u përball me jetën dhimbshëm duke e kuptuar që në castet e para se ligësia njerëzore nuk ka limite, nuk ka cmim, nuk ka skrupuj…ajo foshnjë iku për të marrë me vete dhimbjen trupore, tmerrin dhe ekzistencën…

Se shëmtia shpirtërore e ka emrin NJERI!

Ndoshta forca ime e dhimbjes shkon tej , të depërtojë shumë larg për të zgjuar ATË, VËMENDJEN E FUQISË SË MADHE, për të marrë hak, hak nga ai që dridhet e të djeg, hak nga ai që dhemb fort e nuk të lë të marrësh më frymë, hak ngq ai që meriton në fund të fundit.

….Të palidhura sot fjalitë, ashtu si edhe mendimet e mia që po ushtojnë fort duke mos ndaluar dot as lotët që po më rrjedhin faqeve….

UNË SOT VETËM URREJ!!!!!!