Unë t’shoh me sytë e shpirtit-Donike Rrethej


UNË T’SHOH ME SYTË E SHPIRTIT.

Nig’joj muzikën e tandit shpirt,
edhe kur hesht ,m’largon e distancës i vën murin e nalt,
unë t’shoh me sytë e shpirtit se sytë tesh jan qërrue,
paçka se asht ditë o asht e vobekt natë.

T’flas me notat e nji shpirti tesh paksa t’lodhun,
e t’prehun as unë nuk e di tesh se ku !
e nig’joj n’heshtje muzikën e kujtimeve t’veshna me harres,
aja asht mbrenda zemrës teme e fshehun diku.

Mos shikjo siluetën teme …
e as mos nig’jo gërsitjen e takave mbi asfalt,
unë t’kam mbrenda shpirtit t’shoh me sytë e tij,
ska randsi se gjithkund asht ditë o gjithkund asht natë.

Kam harrue ftyrën tande ,zanin e tesh jam ba’e erë,
erë q’i fryn , ka me frye sande,
hesht e nig’jo muzikën e temit shpirt q’i kah me t’ardhë n’prekje t’dishirurme,
( unë ndjej ,po ndjej mbrenda mejet prekjen tande)!.