
Unë,dashurova shikim tënd
Mos shiko që të kam lënë plagë të vjetra.
Ndoshta,në gjumë do të zbulosh harresën.
Por, ti ec përpara mos kujto brezin e frikacakëve .
Mos rri i trishtuar,dhe bosh, pa besim brenda vetes .
Ajo nuk shërohet kurrë nëse nuk e ushqen .
Për një moment ndaloje tokën që rretullohet ,
Lëri mijëvjeçarët të rrinë veç në kalendar .
Ti preke dashurinë,
Në shpirtin tim mbretëro si atëher, kur unë
Dashurova shikimin tënd mbi të cilin binte pluhuri yjor që sillte bekimin
Zgjohu…..
Mos bëjë gjumin e ëngjëjve ….!
13.04.2023
Tiranë