Universi, ç’mrekulli!..Ndue Z. Ruçi


UNIVERSI, Ç’MREKULLI!..

Kur vështrimin, hedh gjithkund,

mahnit, ngado natyra!.

Mrekullira, gjen pa fund!.

Dhe peizazhe, me plot ngjyra.

O sa gjëra, Perëndi,

Mrekullisht, i ke krijuar!.

Vet’ Krijimi, t’jep lavdi!.

Vepra, s’ka të krahasuar.

Dhe, sa fort, për ne mendove!…

Perendi, o Zoti im!.

Me gjithçka që ti krijove.

Universin, pa mbarim!.

Tek vështron pak, lart në qiell…

Natën, yjet, ndezur prush!…

Mrekullish, kush i ka sjell?…

Numërin… a mundet kush?!…

Përndrit Hëna, krejt e larë!…

Si flori, a si argjend…

Shkelqen Dielli, rreze ar!…

Përreth botës, në çdo kënd…

Tokën bëre , për përjetë…

Edhe malet, plot dëborë.

Fusha, pyje edhe dete…

Pemë e lule, si kurorë.

Bëre dhe, të parin burrë…

T’i shijonte, mrekullitë!.

Dhe të mos harronte, kurrë,

Si, Krijuesin me lavditë!!.

Mbushe vendin, me plot jetë!…

Në fillim dhe një parajsë!.

Plot me lule dhe me pemë.

Në mes tyre dhe një vajzë.

Kështu bëre, plot finesë,

Kryevepër dhe njerinë!.

Me besim dhe me plot shpresë,

Mbi gjithçka dhe dashurine!.

Themelove dhe familjën,

Si nga gjërat, më të shenjta!.

Teksa lindin dhe fëmijët…

Në vazhdim, të shkonte jeta…

Pa fund, bëre mrekulli!…

Dot, askush, s’mund t’i numëroje.

Zot, ndaj thurim, plot lavdi,

Si me zemër dhe me gojë!.

Sheh sa bukur, lulja cel!…

Sheh si qesh dhe një fëmijë!…

Vala, bregun, përkedhel!…

Vet, Krijimi, jep dëshmijë.

Dhe shkenctaret, mendjendritur,

Nga Krijimi, mrekullohen!.

Teksa mbesin të çuditur!…

nga të rejat që zbulohen.

Dhe, ajshtajni, na ndriçon,

Me një thënie… që, që moti…

Kur na tha, se veç lexon,

Se nga mendja, ç’krijoi Zoti!…

Si dëshmi, na vjen Krijimi,

Si dhurata, më e bukur!.

Ndaj nga zemra, del urimi,

Kur çdokënd, e bën të lumtur!.

Kur i sheh dhe një I verbër,

E ç’të thuash, kush ka sy?!….

Por, si Zoti, shih me zemër!…

… Universi!… Ç’mrekulli!…