Ura-Rudina Muharremi Beja


Rudina Muharremi Beja

Sa shumë u lënduan mes tyre dy vëllezër!

Aq sa thanë: Kthim mbrapa, më nuk ka

Zërin s’donin t’ia dëgjonin njëri-tjetrit

Fytyrën, kurrsesi për t’ia parë…

Një vijë kulluese, e kishin si kufi

për pak kohë, në hendek u shndërrua.

Gërmo një ditë, gërmo ditën tjetër

Hendeku i vockël, u bë përrua.

Tek i madhi vëlla që fort ishte mërzitur

Punë të kërkojë, erdhi një marangoz.

I acarti dimër në derë kishte trokitur.

Ai s’kishte çati, mbulesë e as rrogoz.

Vëllai i madh, u mendua ca…

e pyeti në hendekun dinte të zgjeronte,

Kështu, vëllanë e vogël, s’do ta shihte më

kur thelluar prurjet më shumë do t’i shtonte

-Të qëndrojmë të ndarë, për mot e për jetë!

E zëri iu ngjir në fyt iu bë lëmsh

Zgjeroje sa të mundesh atë hendek të shkretë

Nxitoi të largohej si i dalë prej mendsh…

Mirë, tha marangozi, ashtu, le të bëhet.

Vijoi të gërmoi me të madh nxitim.

Më pas një urë të bukur, mbi hendek ndërtoi.

Një ditë, të shërbejë mes tyre si kalim.

Kur vëllai i madh, urën e vështroi

I pafrymë mbeti nga e saja bukuri

S’bëri dot në kohë të thoshte dy fjalë.

Kur pa të mbërrijë mbi të vëllanë e tij.

I vogli e përqafoi; rëndë, tha jam gabuar.

Të falënderoj pa fund, për urën o vëlla!

Fjalët që t’i thashë, unë kurrë s’i kam menduar.

Ty të dua shumë, për mua je gjithçka!

I madhi, i shtangur kërkonte marangozin.

Ai po qante; Në sy, tha, më hyri rërë.

Po shkoj, o vëllezër, shëndet veç ju uroj.

Po shkoj, se janë shtuar, shumë urat për të bërë!