Urim Tyranian-Tyran Spahiu


URIM TYRANIAN

…përmbajturi nga jeta nuk kërkon shumë

familjen të begaton, pakëz qetësi e drejtësi

mëton miqësi të ndërton

endet i lirë shtigjeve të letërsisë…

*

Ndaj, mos ia rrënoni ëndrrën

lironi urën e shpresës

takime me letrarët mezi pret të ndodhin

i tillë është ai, vërtet dorëzohet modestisë.

*

Nuk urren, tenton askend të mos ofendon

i thjeshtë është, dukshëm i mbyllur

kur gabon, tërë natën pagjumësia e rëndon

ndaj mos e akuzoni, lëreni të ec rrugës shpirt rënduar.

*

Po, rezervuar është ndaj vartësve të partive politike

kotësirat tek ai besimin kanë humbur

beson në miqësi, ndjen dhimbjen e kombit

brengat, hallet i ka arrestuar në kraharor.

*

Ndërkohë miliarda fjolla dëbore zbardhin rrethinën

dritëzat nga yjëzat edhe më tej zbukurojnë harmoninë e natyrës

uji i kristaltë i burimit madhështinë e mjedisit kultivon

rrjedh në pafundësi dashuria e florës e faunës.

*

Në këtë gjelbrim jetik bukuritë shijojnë dardanët

realiteti tejkalon imagjinatën

ëndrra e brezave jetësohet

arritëm qëllimet të sendërtohen.

*

…u hapën portat e begatisë

mirësisë urojmë mirëseardhje gjithëkombëtare

dritëzat e diellit ngrohin atdheun e shqiptarisë

nga zemra uroj bardhësisë që lulëzon në shtëpitë arbëriane.

Tyran Spahiu

Vargje poetike

UJË BURIMI

Photo Syri Ramadani