Urime 1 Qershori-Linda Fana


Linda Fana

Në këtë ditë të bukur, të gëzimit e shpresës,

Ku lule të gjitha lulëzojnë me ngjyren e aromes,

Ne i urojmë fëmijët tanë, një të ardhme të ndritur,

Dhe ju premtojmë një botë më të mirë, për të gjithë ata.

Dita e fëmijëve, një festë e gëzimit,

E lumturisë së tyre, e buzëqeshjeve të buta,

Ne i duam fëmijët tanë, si sytë e jetës,

Ata që na japin shpresë, e na bëjnë të ndihemi të lumtur.

Të gjithë ne bashkë, duhet të punojmë me dashuri,

Për një botë më të mirë, ku fëmijët të rriten të lumtur,

Pa dhunë, pa padrejtësi, me edukim e dashuri,

Për ta bërë të ardhmen e tyre më të ndritur.

Në këtë tokë të dashur, plotë nderim,

Fëmijët janë ardhmëria e vetëm,

Në duart e tyre, shpresa e bukur shkëlqen,

Ata që nesër do të ndërtojnë shtëpitë tona.

Mësuesi, mjeku, inxhinieri,

Të gjithë kontribuojnë me shpirt të madh,

Për fëmijët, për një të ardhme të mirë,

Për një Shqipëri më të fortë e më të bukur.

Shkolla, qërdhet, shtëpitë tona,

Të gjitha janë për fëmijët tanë,

Për të, të gjithë ne, me dashuri dhe krenari,

Do të ndërtojmë një jetë të lumtur e të përhershme.

Në këtë ditë të bukur, ne i urojmë fëmijët tanë,

Shëndet të mirë, dashuri e lumturi,

Dhe shpresojmë që ata të rriten të fortë,

Me shpresë për një të ardhme më të mirë, për të gjithë ne.

01.06.24

Hannover