Urime nëna ime-Aferdita Koçiraj Selishtaj


Gjithë natën e natës,

Gjumi nuk më merte,

Një breng kisha brënda,

Me nënën e xhanit, doja që ta ndaja.

Nuk e di, atë moment, e doja aq shumë,

Mëndja nuk ikte, më rrinte atje,

Në llambë e vogël, më erdhi një flutur,

Ah moj nëna ime, sa shumë shpirti të deshi.

Më erdhi rreth e rrotull, mbi flokë më qëndroj,

Dhe me krahët e saj, sikur më ledhatoj,

Dhe prapë rreth e rrotull, iku fluturoj.

Lotët seç më ranë, pa kuptuar fare,

Ti prapë aty u gjënde, sikur doje t’ mi fshije,

Dot s’po rrija më, u ngrita me të shpejt,

Nëpër dhomë kërkova, po s’të gjeta dot.

Ah nënë moj nënë, ti nuk ikën kurrë,

Kur shpirti të kërkon, ti gjëndesh aty,

Urime nëna ime, aty në parajs,

Sot është dita jote, uron gjithë bota mbarë.