Urime poet…Suzana Rama


Është dita jonë sot,

dita virtuale e poetit,

as më njeh, as të njoh,

shkëmbim i reciprocitetit.

Ndërrojmë rolet shpesh,

tek lexojmë a komentojmë,

këmbejmë mendime me vlerë,

sukses sejcilit i dëshirojmë.

Dhe pse kurrë s’jemi parë,

më afër se kurrë jemi ne,

na bashkon gjithçka që ngjan,

gjithçka që shpirtin na xhvesh.

Ndaj shpesh vargu ka mllef,

kur ka dhunë, ka monstrualitet,

se shpirti i poetit gjithmonë flet,

dhe pse s’dëgjohet në realitet.

Më sheh, të shoh në ekran,

me një klik, je larg dhe pranë,

realitete të ndryshme përjetojmë,

por jemi të njëjtë, luftëtarë në varg.

Çdo gjë që ndodh e shkruajmë,

ndodh që dalim dhe prej vehtes,

vargjet kanë mllef, kur ka luftë,

brishtësi kur i këndojmë lules.

Është dita jonë sot,

e botës virtuale miku im,

s’të kam pranë, s’të gjej dot,

ndaj suksese të dërgoj si urim.