Urrejtja të shëmton-Nexhat Nallbati 


Ti ke lindur për të dashuruar,

Urrejtja tek ty s’qëndron fare,

Ti nuk jeton kurrë për t’u ankuar,

Dashuri jep nga mëngjesi në mbrëmje.

Në jetën tënde s’ke urryer kurrë,

Brënda teje qëndron mirë dashuria,

Jepe dhe merre atë më shumë,

Urrejtja të shëmton më shumë se vdekja.

Në këtë jetë e në këtë botë,

Mes dashurisë njerzit më mirë rrojnë,

Largoni urrejtjen dhe instiktin e dhunës,

Që ti shpëtoni shkatrrimit dhe furtunës.

Ai që urren duhet t’a kuptojë mirë,

Ajo të veçon dhe të ndan nga të gjithë,

Në vënd të urrejtjes, pse mos duash njerinë !

Dashuria të ngroh shpirtin,të shton lumturinë.