Shqiponja Pazaj Veshaj
“USHTARI”
Në fushat e betejës ku heshja rënkon,
Ku toka përpin lot dhe gjak pa fund,
Një ushtar qëndron me shpirtin e lodhur,
Duke kërkuar fitoren ,arsyen humb!
Nga llogoret e thella ,në netët e gjata,
Përtej çdo skaji errësira vrastare,
Sheh hije që kalojnë ,kujtime të largëta,
Luftën dhe jetën i ndan një dritare.
Por lufta s’e le ,është brenda tij,
Në plagë që s’duken, në mëkate që rrinë,
Një botë pa paqe ,një botê që s’do t’ja dijë,
Se njeriu nën shënjestër vendos ardhmërinë.
Në rrugën e vdekjes mes britmave,lotëve,
U shfaq një drit e vogël,shpres e amanet,
Ai mban brenda zemrës peshën e dy botëve,
Njëra që mbron jetën,tjetra jetën vret!
Dhe në fund të luftës ku çdo gjë ka mbaruar,
Nga mijëra beteja,fitore u bë mbret,
Në botën e jashtme paqja mbretëruar,
Por brenda në shpirt lufta fillon vet!