Uuuuuu!…Vaso Papaj


Uuuuuu!…

Uuuuuu!…

Edhe qiellin rehat s’lanë.

S’mbeti gjethe pa u dridhur.

Erë e marrë e çoroditur.

Vallë të jenë kaq të babëzitur?

Uuuuuu!…

Edhe qiellin po e ndajnë.

Pronësuan dhe atdhenë.

Nga të kuq e kthyen fenë.

Gjethet jetimë se jetimë mbenë.

Uuuuuu!…

Edhe qiellin e përlanë.

Ajri kthyer është, beton.

Mos kërkojnë të Zotit fron?

Gjethet, vallë, kush i mundon?

Uuuuuu!…

Edhe qiellin po e hanë.

Ç’i kërkoni gjethet kot.

Gjethe janë,..shpërndarë në botë.

Në çdo portë gjerdan me lot.

Mund të jetë art