Vaçe Zela libri i pregatitur nga Arqile Gjata


Arqile Gjata:Vace Zela

Me dhimbje mësuam se u shua një Hyjneshë, Mbretëresha Shqiptare e këngës..!

Në Nëntor 2011 u botua për herë të parë një libër me kujtime për Artisten dhe këngëtaren e mrekullueshme të kohërave-“NDER I KOMBIT” nga shoqja e saj e shkollës së mesme artistike dhe e Akamisë, si dhe shoqe e dhomës Lavdie Bisha.Libri ëshë përgatitur nga unë, Redaktor Novruz Abileka, reczent Dr.Fatmir Terziu.

Pas botimit të këtij libri me kujtime iu dërguan disa kopje dhe vet të madhërishmes Vaçe Zela!

Ja çfarë më shkruan vajza e Këngëtares Irma Radiqi mbasi e lexuan në familjen e tyre:

Mirëmbrëma zoti Arqile Gjata!

Ju kërkoj ndjesë, që po ju përgjigjem me vonesë, por nuk kam qënë në zyrë javën që kaloi.

Mamit ia lexova librin, sapo shkova në shtëpi.

Kemi ndjenur deri në orën dy të mëngjesit….

Sëmundja nga njëra anë dhe malli i pafund për vendin e saj nga ana tjetër sikur ia kanë fshirë të qeshurën.

Por kur ia lexova librin e zonjës Lavdie e kam parë për herë të parë pas gati dhjetë vjetësh, që është e sëmurë, të qesh me gjithë shpirt.

Ishin ato kujtime të hedhura në letër me aq dashuri, që i kthyen edhe njëherë buzëqeshjen.

Dhe për këtë ju falenderoj me gjithë shpirt. nga Irma Radiqi!!!

Pjesë nga libri me kujtime “VAÇE ZELA-JE LULJA MË E BUKUR E JETËS” të ish shoqes së ngushtë, Aktores Vlonjate Lavdie Bisha.botuar në Nëntor2011.

ZËRI MAGJIK I VAÇE ZELËS

KA HYRË NË HISTORIKUN E PENTAGRAMIT-MUZIKOR

Zëri magjik i Vaçes me interpretimet e saj madhore merrte ngjyrat e një simfonie të artë.

Jeta artistike e V.Zelës është një vepër e madhe dhe një fat i madh për Kombin tonë.

Zëri i saj brilant bënë të lodrojnë buzëqeshjet, gëzimet, ndjenjat dhe emocionet teksa dëgjon këngët e interpretuara nga Vaçja. Këngëtarja V.Zela është pa diskutim Mbretëresha e këngës Shqiptare që si një film i gjatë muzikor do jetoj në shekuj. Këngët;

‘’Valsi i Lumturisë’’, ‘’Për ty Atdhe’’, ‘’Fëmija i Parë’’, ‘’Djaloshi dhe Shiu’’, ’’Sot jam 20 Vjeç’’, ‘’Lemza’’, ‘’Moj e bukura Shqipëri’’, ‘’Kur jam Pranë teje’’, ‘’Këngët e Vendit tim’’, ‘’Gjyshja’, ‘’Nënë moj do pres gërshetin’’ e shumë të tjera kanë mbetur përjetësisht në Altarin e muzikës Shqiptare.

Si artiste, gjithashtu dhe si Njeri, gjatë gjithë jetës së saj si këngëtare ajo fitoj një madhështi, kjo për arsye të shumë dhuntive që kishte.

Së pari: Artistja e Madhe e Shqiptarëve kishte zë brilant dhe një talent të lindur.

Së dyti:

Ajo punonte dhe studionte me shumë vullnet dhe sistematikisht

Së treti; Sepse ishte natyralisht shumë e mençur.

V. Zela, qysh në vitet e shkuara dhe në ato, që pasuan më vonë buçiti e rrodhi pa pushim në botën Shqiptare si një katarakt i fuqishëm me ngjyrat e ylberit, duke i rezistuar furtunave të kohës.

E kënga e saj merrte udhë nëpër kontinente, se kënga nuk njeh kufij e mërira.

Kënga e Vaçes si një sgalem ka fluturuar mbi të thinjurin shesh të detit, atje ku era frynë e mblidhen retë, thërret zëri i saj e përhap kudo mesazhin:

‘’KËNGA NA BASHKON ZEMRAT’’

E mira Vaçi! Shoqja ime e viteve të rinisë, Vaçe Zela!

Mori shumë dekorata e Tituj Nderi por Ajo mbeti vazhdimisht e thjeshtë, fisnike dhe shumë e pasur në shpirt, pa çka se në jetë mbeti pa portofol, e me pakë lekë në dorë.

Të përqafoj e të përshëndes me shpresë se një ditë do takohemi në Atdhe!!

Ju puth!!

Lavdie Bisha

Aktore,

Athinë. Korrik 2011