Një poezi e marrë nga libri poetik, me titull: “Dhimbje ka Atdheu”, të autorit, Kasam SHAQIRVELA
*
VADITJE TROJESH
Dhe sinorit ç’i theri plaga
Një herë nga dhimbja dy herë nga vraga
Shtrihej vala lemeri
Që nga jugu deri në veri…
Vaditen Trojet nëpër Arbëri
Kemi Nishin dhe Morenë …
Dhe sa të tjera që skuqën dhenë
Kur për Qele Kulla koka prenë
Vezirët shqiptarë për osmanlinë
Dhe Turhanët si në Janinë..?!
*
Në More dhe në Nish…
Në vend të gurëve për Kala
Koka të prera, të grirë mish
Ç’kullojnë në gjak plis e këmishë
Ngrihen klithjet deri në “hava”.
*
Histori moj në të thënçin…
Për shumë cuba e vasha nëne
Se për ne atë besë dhënshin…
Qe dhe mbete një kasaphane!
© Kaso VELA
