Vaggeli Diamanti:Vjehrra, nusja dhe qypi me mjaltë


Vjehrra, nusja dhe qypi me mjaltë

Mes zahireve, si në çdo fshat,

vjehrra kishte dhe një qyp me mjaltë.

Nusja nikoqire, sa herë pastronte,

qypin me mjaltë me gisht e provonte.

Vjehrra një ditë e gjen qypin bosh.

“O nuse, o dritë, më rrofsh e gëzofsh,

po ky qypi me mjaltë kësaj radhe,

nuk e di pse s’na pati duk fare…!”

Nusja habitur nuk dinte ç’të thosh,

për qypin me mjaltë që kish mbetur bosh.

“Për kokë të burrit, kjo po më çudit,

unë veç gishtin në mjaltë ngjyeja përditë..!”.

About Post Author