Vagonët e jetës-Ferit Toma


Ferit Toma

VAGONËT E JETËS

NJERIU ËSHTË SI NJË LOKOMOTIVË TRENI, KURSE VITET JANË VAGONË TË JETËS QË SA VIJNË E SHTOHEN DHE E VËSHTIRËSOJNË LOKOMOTIVËN TI TËRHEQË DERI NË MOMENTIN QË NDALON SË PUSHUARI. THËNIE NGA F.Toma.

Vitet mbi supe mbajmë

Jemi lokomotivë e rrallë,

Vagonët një nga një shtohen

Në jetë forcat shterohen.

Tërheq ngadalë lokomotiva

Në shina të mbushur ndryshku,

Si jeta jonë me rrudha e thinja

Deri në të vetmin distinacon.

Jeta me shumë ulje e ngritje

Thotë një moment e ndalon,

Ngërç kanë hekurat e shkretë

Ashtu jeta do të na ndalë vërtetë.

Vagonët fillojnë e ankohen

Në gërç të ecjes rënkohen,

Ndryshku i hekurit rëndohet

Njëri nga pesha e viteve sforcohet.

Ashtu ngadalë në furfurimë

Ndal e nuk dëgjon të lëvizë,

Mplaken me flokë të grinjëzuar

Ndal motori, Ndal së jetuari.

F. Toma.