Vajtën kohë s’të kam parë:Bona Shehu


Vajtën kohë s’të kam pare !

Aje vyshkur aje thare?

A mos valle doje ysmet.

Nga ky dimër oh i shkret .

Mos kujto se te harrova

Veç për ty un mendova

Ne kraharor tim te mora

E te mbrojta nga dëbora!

Pa shiko erdhi pranvera

Çele thysin hape vatrën

Qe te hedhesh pak shtat

Qe te jesh e bukur e gjate.

Çele gonxhen si ne Maj

Hap petale mos i mbaj

Ngjyre roze buze burbuqe

Lulja ime faqe kuqel!

Hidh aromën e trëndafilit

Te mëllagës e karafilit

Po ashtu dhe te borzilokut

Lule bores e jaseminit!

Do te mbaj ne zemër

Sa te kem jetë e ymër

Nuk te lej as te thahesh

E as te vyshkesh!

Se te dua te gjallëruar

Jo te ftoftë te pikëlluar

Po te çelur e te gëzuar

Ne pranverën e lulëzuar.

About Post Author