Vajtim i Qyqes!Tasim Marku


Vajtim i Qyqes!

—————–Pranverë,

re te zeza në qillin e acaruar!

Druret të tharë e të cunguar!

Z’dëgjohet bylbyli,

duke kënduar!

Stina ka ardhur,

viti rrotulluar!

Dëgjohen vec qyqe,

duke vajtuar!

Gugacet ne peme,

që s’ kan gjelbëruar!Kenges ja thonë,

Të dëshpëruar!

Eh moj qyqe !

Perse po vajton?

Pse s’le bylbylin ,

kenge te këndojë?

Pse slë barin ,

vendin te gjelbëroj?

Lulet e mallezuara te lulezojnë?

Nuk leqingjat

të blegerojn?pranverën,

plot jetë

njerëzit të gëzojne?

Një nam ka ardhur,

nga perëndia!

Pranverën e vrau vetë njerëzia!

Kështu më tha qyqja,

duke vajtuar!

Toka do thahet,

ska më gjelbërim!

Cakejt gjth mllef,

vendin kan mbuluar!

Uqrit e pangopur,

duke hunguruar!Dinake dhelpra,

me kenge gënjeshtare!

Kudo ne k’të vend,

këndojnë hedhin valle!

Sdo ketë kurrë pranverë!

Z’do ketë lisa!

Do mbijë vetëm ferrë që t’ na mbulojë!

Vajtoj për këtë vend,

me këngë

trishtimi!mbase do këndoj,

noj her bylbyli!

Mbase do vije noj dit gjelbërimi!

Mbase do vije nje dit lulëzimi!

Mbase do kthehet noj dit gëzimi!

Mbase miletit do I vijë shikimi!

Mbase një dit zdo ket më vajtim!

Të pastrohet ky vend,

nga të këqijtë!

E unë do këndoj,

Z’do ket më vajtim!

Kur të kqinjeve,

tu bëhet pastrim!

Mbase do hiqet,

mallkimi nga perëndia!

Kur të kuptoj ku ka rënë njerëzia!

Tektjellohet, mendja ti vijë!

E qyqja vazhdoj,

me lot vajtimin!

Mua më shtoj më shumë trishtimin!