Vajtimi” i bilbilit-Ndue Ruçi


Vajtimi” i bilbilit.

(Katastrofa që po i bëhet tokës nga shkatërrimi i pyjeve.)

Dita-ditës, veç vajtonte!…

Ndër kaçube, mbi një degë…

Dhe një buf, tek e dëgjonte,

Mu ne zemër, fort u prek!…

Pyeti bufi, tek u shkund…:

– Pse vajtueshëm, po rënkon?!…

– Pyjet… bota… ”mori fund!… ”

Ja ç’po bëhet!… Nuk shikon?!…

– Unë nuk sho!… – I gjegji bufi…

Pyeti prap, plot kureshti…:

– Fat si ky, nuk ka askushi!…

– Tha bilbili: – Lum si ti!…

* * *

(N.Z.R.)