Vajza dhe vjeshta


“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Ja, pο çvishen dhe pemët

Si peizazh pas luftimit

Të topitjes mbajnë veshje

Pelerinën e dimrit.

Poshtë shtruar gjethnajë

Si flokate qilimash

Posi veshja e vashës

Me plot fruta kaçilat.

Mbi të vashëzës gjirin

Disa gjethe pikohen

I kujtojnë dhe ligjin

Se të lartmit rrëzohen.

Gjethe tjetër-pëllumb

Kur murlani e rreh

I strehohet në grusht

Një pusullkë i sjell.

Lëviz n’ ajër një gjethez

Që nga mezi i kërcellit

Dhe nga sythi në degëz

Sa i ngjet harabelit.

Kolovitet një gjethe

I qëndron lart tek bluza

Si dhuratë prej vjeshte

Si një flutur me lulza.

Mban ajo refleksionet

Dhe të stinëve t’ tjera

Bukuritë, emocionet

Kur shpërthen lule jeta.

Le të mbushet natyra

Me nuancat e kohës

Vasha jonë mban ngjyra

Shpirti roz, të epokës.