Vajza e braktisur


Fatbardha Budini

Vajza e braktisur

Pjesa e dytë.

Babai që kishte rritur këtë vajzë, nuk po mund t’i mbante dot lotët dhe mendonte se nuk do ta shihte më kurrë vajzën.

Vajza me lot në sy e përqafoi fortë dhe largohet prej tij.

Kaluan 6 vite dhe babai që e rriti këtë vajzë sa vinte e bëhej më keq si nga ekonomia dhe nga malli, që kishte, për vajzën.

Gjatë këtyre viteve ajo ishte kujdesur për një nënë dhe ajo e kishte paguar shumë! Me pagën që merrte ajo blente libra,se i duheshin pë të vazhduar shkollë.

Por që nuk kishte mundur të fliste me babanë e saj sepse ai nuk kishte cel.

Një ditë vajza vendosi të kthehet në shtëpi.

Ajo kishte fituar shumë dhe kishte ardhur e ngarkuar me shumë artikuj ushqimor.

Vajza shkon në shtëpinë ku ishte rritur.

Troket në derë dhe aty shfaqet i ati me fytyrë të lodhur dhe të trishtuar.

Ai sa e sheh vajzë në derë i fërkon sytë dhe mendon se mos ishte në ëndërr.Vajza i thêrret baba dhe e kap nga dora.

Të dy përqafohen me mall dhe me lot në sytë. Babai e kap nga dora dhe i thotë që të vij brenda në shtëpi.Por vajza e tërheq nga jashtë se nuk do vij kurrë më në atë shtëpi.

Babai preket shumë nga fjalët e vajzës.

Por vajza kishte menduar t’i bënte një surprizë të madhe. Ajo e kap nga krahu dhe ecën në një rrugë tjetër dhe ndalon tek një shtëpi e madhe dhe e bukur. I thotë babait të saj se kjo këtu do të jetë shtëpia jonë. Babai e përqafon vajzën dhe të dy u futën në shtëpinë e re. Babai ishte shumë krenarë për vajzën, që kishte rritur! Dhe vajza ishte shumë krenare, që kishte një baba kaq të dhimsur sa ai.

Vajza e falenderonte Zotin çdo ditë dhe baban e saj që e kishte rritur me kaq shumë sakrifica dhe mundime.

Edhe babai falenderonte Zotin që e kishte bekuar me një vajzë kaq të dhemsur dhe të mrekullueshme si ajo.

About Post Author