Vajza e dashuruar-Fatbardha Budini


Një vajzë e varfër ecte në rrugë me një trëndafil në duar.

Po shkonte drejtë një djali që ajo ishte e dashuruar.

Trëndafilin e kuq vajza,djalit që dashuronte ia dhuroi.

Ai u ngrit në këmbë mori trëndafilin mbi fytyrë ia coptoi.

Vajza e dëshpëruar nga refuzimi vendosi nga ura të hidhet.

Një i pasur e ndalon dhe kap dhe nuk e lë të vetvritet.

E merr vajzën e varfër e kap për dore.

I blen disa veshje të stinës verore.

Më pas e çon në një parukeri.

Vajza bëhet e bukur si një kukull barbi.

Djali dhe vajza dalin të shëtisin të gëzuar.

Kjo ishte dita më e lumtur për këta dy të dashuruar.

Djali që ishte tallur u mahnit nga vajza që kaq shumë ishte zbukuruar.

Me një trëndafil i del para për ta propozuar.

Vajza shkëputet nga djali që ishte shoqëruar.

Dhe shkon drejtë djalit që e kishte refuzuar.

Buzëqesh me ironi ia merr trëndafilin ia rrotullon nëpër fytyrë.

Ia copton trëndafilin ia hedh tek

sytë.

Vajza largohet nga djali që e kishte refuzuar.

Vrapon drejtë djalit që me të ishte dashuruar.

Djali me një trëndafil dhe me një

unazë i propozoi për martesë.

U martuan,u trashëguan sëbashku dhe jetuan të lumtur,për jetë.