Vajza e natës-Angjelina Gjeka Murtezi


Angjelina Gjeka Murtezi

VAJZA E NATËS

Ajo ashtë vajza e natës! I pëlqen nata dhe misteret e saj! Nata ashtë mikja ma e mirë.Vetëm në errësinë e ndjen vetin të lirë të bajnë çka të dojë. Nuk ka sy që e vështrojne, tinëzisht, ajo e nxjerr dhimbjen pa droje të fluturojnë si harabel i plagosun. Nata i falë kënaqësinë te jete, mbretëreshë. Sa herë të rrëzohet të vritet apo të bahet me balte e ndihmojnë, zogjtë e natës e marrin në krahë e çojnë te kroji, Sykristal që ndrin me pasqyra flakëruese, që duket si zjarr i madh.

Aty ashtë ngrohtë, ajo ngrohtësi del nga shpirti i tokës, i rrethuar nga peme me kurora të mëdha, ku në mes shndrit Ylli Dritëshumë dhe gjethet nuk bien asnjiherë e bari i butë e gjelbërosh ka erë të kandëshme. Ndërsa Hana, kundron çuditshëm e humb në shkëlqimin e florinjtë. Nga flakërimi, dalin shkëndija të arta, si xixëllonja u veshën, gjetheve të pemëve.

Nji melodi e holle, fyelli si za bylbyli e mbush naten me tinguj te hareshem.Ne mes të flakërimit në ajër, shoh, djem e vajza, tri pëllambe të gjatë me rroba te bardha e krahë të artë që vezullojne, fytyrë qeshur e sy qielli.

Ishte, bukuri e ambelsi që kur i shikon ta ledhatojnë, shpirtin butësisht. Ato rrinë në ajër duke kërcyer,ne maje gishtave e prekin tokën, lehtë. Melodia e fyellit bahet ritmike e nuse bardhat, vazhdojnë të kërcejne duke buzëqeshë , në dorë mbanin kafafila të kuq te mbushun me uje. Ai, ashtë uji i dashnisë së përjetëshme.

Unë i shikoja e magjepsun! Ishin Hynisht të bukura! Nji nga Nuse Bardhat m’u afrua më vuni dorën në faqe e më buzëqeshi.

Ato, ikën duke kërcye lehtë nën melodinë e fyellit za bylbyl!