Vajza e trëndafilave-Majlinda Pajaj


Vajza e trëndafilave

Je vajzë e brishtë, gërsheti krehur,flokut të artë,

Rri e menduar, si nata heshtë, fushës së blertë,

Me syt e çiltër, diellit i merr të vetmen farë,

Ti shtojzavalle, burim kërkuar, natës së shkretë.

Farë e gjelbër, në lëndinë, fushën ma ktheve,

Në ngjyrë flamuri, ndezur flak, gjakun ma nxehe,

Gjembi e shpon si vetëtim, e grykë rrufeje,

Të këpus shpirti im, kalonë shtatë dete.

Zëri i ëmbël kur të dëgjoj, kumbon dhe mali ,

Nje melodi që më mban zgjuar, përmbi tastier,

Një trëndafil me shumë petale, dhe buza plasi,

Kërkon të puth edhe njëherë e të marr erë.

Je vajzë e brishtë gërsheti krehur, flokut të artë,

Trëndafil mallin ke çelur, aromë e gjallë,

Po zemra ime, kurrë nuk u ndal të gjejë një fjalë,

Të peshoj tek e jotja zemër, pastaj të ndalë.

Hidhe ti vallen në një lëndinë, si një drenush,

Tingujt e ajërt të derdhur lumit, bregut në zall,

Lage pak tokën nga mushti shtypur, rrushit në gusht,

Dua të dehem nga dallgët e nxehta , që të nxjerr mall.

Kur ti kërcen, lëviz mbi rrush, shtatin lastar,

Ndez një shkëndi e bëhem prush, ndjenjat grimcoj,

E ti mbi rreze një perlë e bardhë, ëndërr n’sirtar,

Dëshira ime me frymën tënde, vetëm jeton.