Vajza ime, Pamela-Sheqere Sina Ozuni


Vajza ime, Pamela.

Gurin e çmuar, Zoti lart në qiell,

e bashkoi me flori.

Hyri siç futet një diell,

lulja bukur në shtëpi.

Besnike si dashuria,

lum ç’djalosh të mban në gji.

Si rrezja deporton gurin,

me argjend zbukuron nurin.

Fjalën Besë mos harroni,

dhe gurin mos e thërrmoni.

themel i fortë qëndroni.

Lule e bukur plot më erë

Nip e mbesa rreshtofsh në derë

Fisnikërinë mos e harro

mbretëreshën trashëgo.

Si lulja e palmës lushnjare,

ndriçon Pamela krenare.

Si yll që ndrin syri palmës,

rruga ndrin dhe i qesh vajzës.

Bletë punëtore, fluturo

sill nekatar, na ëmbëlso !

Sheqere Sina Ozuni /

Lushnjë /Shqipëri /

të drejtat janë të autores !!!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz duke u puthur, tullumbace dhe lule