Vajza me fustanin rozë…Floriri Z Petra


Kësaj mbremje po mendon

heshtur, për moshën e saj

mbase çdo ditë që i shkon…

Ne shpirt e rendon…

****************************

Me supet delikate, gjysëm zbuluar

Llërët e bardha përveshur,

një kafaz mban në duar..

Trupi i brishtë femëror,

me një ëngjëll ngjasuar…

Të shoh nga larg, je zemëruar..

të ka munguar djali çapkën

Fjalën e shpirtit të kish dhënë

do ju vijë sërisht pranë..

Apo lirinë të kanë dhunuar,

si zog mbyllur në kafaz.!?

Pret per tu çliruar…

Jo moj zemër rinore,

mos e fut vehten në dëshpërim

ti nuk je as e vogël,

të merresh për dore, ecur me nxitim…

Ke ëndrat e tua, për ti realizuar,

shpirti tu gjejë gëzim…!!

Flokëve ngjyrë gështenjë,

ca flutura kane qëndruar

Si fjolla bore duken,

sa të kanë zbukuruar,

por si një merimagë

thurrin dëshirat e tua

udhës jetë, për ti realizuar..

Djalin çapken po mendon,

nje dite per ta takuar..!!

Me fustanin rozë, dëshmon

si një nuse me kurorë,

kërkon ndjenjën dashuri,

të marrë krahë, qiellit të fluturoj..

Je në moshën më të bukur

kur në zemër lindin ngacmime

Dashuria nuk njeh kufi,

nuk i vihen leqe, as pragje

të ndjejë dhimbje,

Ne vite mbytur në trishtime..

Si lepujt zënë në çargje..

zog i mbyllur në kafaz,

nuk mund të jetë…

Ka lirinë e saj, ndjehet krenare

për ta gëzuar këtë jetë..

Kush e pati këtë moshë

dhe diti si u dashurua

nga Zoti vetë u bekua…!!

Ah, rinia ime ku vajte

sa shpejt më ike, vallë ku mbete..!?

Si akull i ftohtë, kohës u trete..!!

Floriri Z Petra

New Jersey, USA

November 9th, 2019

Të drejtat e autorit rezervuar..