STAVRI MINA

“Me erën e fushës-o…”
– e këngëtares A. Hisku –
Ato vrapojnë të lehta si flutura
Mes rrugës me pluhur të fshatit,
Ato janë të lehta si ajri,
Si ujët kristal të kataraktit.
Dhe futen ato në fushat e gjelbra,
Ndër grurore mbledhin të vjelat
E në të përflakur të horizontit
Kthehen plot gaz në qendër të fshatit.
1970