Vajzë gjormiote-Floreta Malaj


O’ moj ti vajza Gjormiote!

Rritur mbi gurë stërralli

Kaloje rrugës me naze

Ja ke marë mëndjen djalit.

Rritur sorkadhe në male

Bardhoshe e bardhë si bora

Ashtu si të mësoj nëna !

Ctë shef syri ta bën dora .

Kur merje ujë në burim

Vije aromë.trëndelinë

Vapës etjen sec ‘ ja shtoje

Më hidh një gotë ujë ta pimë !

Shkon e vjen si fllad pranëvere

Rrugës shtruar me kalldrëm

Rrezaton dritë ylberi

Fustanin ngjyrë argjënd.

Hapat si pëndë të lehta

Zerin si një kanarinë

E ëmbël aroma jote !

Trëndafil dhe jaseminë.

Të pres tek guri në brinjë

Vajzë e bukur Gjormiote

Të dy në hije të rrimë

Ujë të ftohtë nga gurra pimë.

–GREQI —-