Vajzë nga Divjaka-Petro Sota


VAJZË NGA DIVJAKA

———————————

Vajzë nga Divjaka, ç’farë je ti vallë,?

Ecën në rrugë, siç hipën në shkallë,

Dy sytë të ndrijnë, si dy yje në ballë,

Me hënën si karficë, më sjell një mall.

Më sjell një mall, që nga larg më vjen,

Më hyn në varg e shpirtin ma rrëmben,

Më bëhesh muzë, si mjelmë në liqen,

Me buzëqeshjen tënde, djemtë i gënjen.

Kur të shikoj ty, mbetem i mahnitur

Si lule sheribojë, pikë-pikë e vaditur,

Në faqet e kuqe, sikur mollë ke ngjitur,

Vitet nuk i sheh, se sa shpejt je rritur.

Vjeshtën me sy, ngjyrën ia ke marr,

Sa djem nga ty, kanë mbetur beqar,

Dikush u sëmur, rri me shpirt të vrarë,

Se ke qenë për ata, dashuria e parë.

Ty nëpër festa, nuk të mbaron kënga,

E kërcen vallen, sikur shkel mbi gjëmba,

Të këndon shpirti, po ashtu dhe zemra,

Këpucë të modës, i vesh ti tek këmba,

Flokët bërë topuz, porsi zonjë shtëpije,

Buza flakë e kuqe, porsi lëng qershie

Me gushën të butë, si kashmir Turqie,

Me gjirin të fshehur, ngjanë si fik Indie.

Fluturon fushave, s’të kapte dot njeri,

Herë me biçikletë, herë motorr të zi,

Ikën porsi era dhe kthehesh si stuhi,

Herë ngjan si zanë, herë si një xhindi.

Kur të shihnin djemtë, si të mekur rrinin,

Gjumin ua ke prish, natën më s’po flinin,

Herë dilnin përpara e herë prita të zinin,

Cilin djalë takoje, deshën që ta dinin.