Vajzë përmetare!-Godo Mehmetaj


VAJZË PËRMETARE!

Si zogë thëllëze

vajza nga përmeti

kur më doli para

U shtanga i shkreti

Te shëmbi qytetit

mbi lule si flutur

syri s, më kish parë

vajzë më të bukur.

Nëna të kish rritur

qëndisur nga Zoti

shikimi më ngriu

dolën pika loti.

Mu shfaqe si zanë

hoqa thellë në zëmër

fshija sytë me dorë

mos ishja në ëndërr

Nga më hoqi rruga

të shkoja nga kjo anë

nuk mundem të iki

hallin kushë ma qan.

Trupin si lastare

në mes e këputur

vajzë përmetare

ethet mi ke futur.