Valbona Abazi:Malli për babanë!


Malli për babanë!

Ti…,loti im

Që depërton thellë brenda meje

Më kujton mallin për babin tim

Që mbi muzgun e mbrëmjes së akullt prehet…!

Ti,o ndjenjë e shpirtit të vetmuar

Që melodinë e largët,

 mbi pentagram kërkon

A mos ndoshta u ndeshe ,

me sytë e babit tim

Që kam kohë,si nëpër mjegull 

për çudi

S’kam reshtur kurrë duke i kërkuar!?

Ti ,o kalimtar endacak

Që endesh buzagaz ,mbi gërmadhat

E qytetit të vjetër

A s’të vjen keq për mallin e babit tim

Që pa të,ndihem si e përhumbur,

pa jetë

 E rraskapitur …e dërrmuar…?!

Ti, o heshtje plot vetmi

Që për çdo natë më gënjen

Vjen e ikën ,kur donë ti

E mua më len përsëri 

Me gjysmë ëndërr përqafuar…!

Ti o diell që përvëlon

Si zjarr dimri në mes të verës

Vallë dhe mua më përgjove

Tek po thërrisja babin tim ,në yjësi

Të kthehej të paktën, për një çast

Mallin për të,vargjeve të dhimbjes

Për t’ ma shuar…!!!

About Post Author