ASKUND
S’mund të gjezdis askund
ekstazë derdhem qiejsh
të të prek
Pirgje mendimesh
më shembin shpirt
S’dua veç të fle
në syrin tënd
Veç aty dashuria
më përhumb
Në gurgullima gjaku
le të rrjedh
nervin tënd ta shemb
Aty ku ëndrra
më s’më mund
See author's posts