Valbona Kolaveri
BRITMAT
Buçasin zemrat e ngulfatuna
nga idhnime të pabinduna
Amplituda të ndryshueshme
ritmesh
e zemrash
që rrahin furishëm
e fytyrash
që shpërthejnē gjak
Tensione që ulërasin
qē vetgjygjësojnë rrugëve
me emra martirësh
qē i vdesin
pēr ça?
Nga ata që ligjet
i lidhin për brez
me armën që shpërthen mort
që kushedi sa krena i ka marrë
E nanat qē vejn kujën
nēn britma
zot mbaje dorën
po tash çka me ba
