DASHNI
Edhe përbri asaj
që nuk duket
je ti
Me dashninë
e perceptimeve
të largēta
dhe të afërta të shpirtit
Rri këmbëkryq
mbi timen zemër
si burrat e lashtë
Psherëtimën ta njoh
dhe kur ofshamēn e syrit
e tret aty ku syri s’shihet
Shtegëtime të purpurta
buzës time i këndojnë
puthje
Që thërrasin fort
Dhe syrit i qesh dritë
qiejsh në festë zemrash
që presin në agoni
Ah sa më sfilit
kur energjish më rri larg
Mal më vë pritë
si një i panjohur
që se pashë kurrë
siluetë
Më mposht
kur dënesat mi numëron
mbi qerpikë
lotë
E lutjes sime
s’i përgjigjesh
n’dashni.
