Valbona Kolaveri
ENERGJI
Çdo ditë në sy
ngre qiej.
Zemrën e zgjidh
nga shpërgajt e idhnimit.
Supeve mbaj
male dashurie.
Që kur t’mos jem më
t’mos i falem qiejve të harrimit.
Çdo ditë
fatin e puth në buzë
t’më shndrijë dita.
Dhe u marr erë
luleborëve të shpirtit.
Të valëzoj
e paqtë energji.
