
FYTYRË GJETHEJE
Sot nata
kish zhurmēn e një burri
Që nën kollë jep
sinjale dashurie
Rrugët
Ehhh..
ato kishin
fytyrë gjetheje
Toka po i puth
ngadalë një e nga një
Natēn po përcjell
nga epshet
Pemēt si lënesha
trungje të tharë
Të mardhura
pa dashuritë e stinës
Po presin ngjizje
dashuritë e pranverës
Dita
kish pamje reje
që po pret të zbrazet
Unë
një mal i madh
mendimesh
Që po pret
të shëmbet..