GËZUAR DHEU IM
DHEU IM
Ia shkërmoqa ditët vetes
udhëve të tua
të përhimta
Mbi baltën tënde
rashë gjethe vjeshte
Mbi ty humus u bëra
ëndërrimesh
Nuk i numërova hapat
rreth e qark të të shihja
Dheu im të shkela
veç në dhembjet e mija
Nuk mi fshive lotët frikë
se qave bashkë me mua
Dheut tënd iu fala
mes dhimbjesh
Dheu im
