
HAJDE
Hajde
mos i’u fshih vetes
nga unë
Rrokullime të beftë ndjenjash
të çuan larg
Palcë e gërryer
shëndërrohesh me vetet
në dyjëzime gjigande
ku më nuk njihesh
Hapa të humbur
degdis pa adresë
Dhe zhdukesh..
Hi ma bën ditën
prush mi bën sytë
Dhe zemrën ma fut
në një zgavër pa mushkri
Në metaztaz mendimesh
shkalafis të të shoh
të jesh me mua
Hajde..
Mu gdhend mëngjesi
e nata në shpirt
shkretëtirë.